Ndërlidhjet

Pakistan: U vranë 15 militantë afër kufirit me Afganistanin


Zyrtarët e sigurisë së Pakistanit thonë se pjesëtarët e ushtrisë i janë përgjigjur një sulmi të militantëve duke i vrarë 15 prej tyre.

Zyrtarët njoftuan se afro 100 militantë e kishin filluar një sulm në vendin Orakzai, në pjesën veriperëndimore, gjatë natës, duke shkaktuar shkëmbim zjarri, që zgjati së paku katër orë.

Gjatë përleshjes u plagos një ushtar.

Trupat e Pakistanit, kanë hyrë në Orakzai, në fund të muajit të kaluar, duke i detyruar militantët që të largohen në pjesët e tjera të rajonit, afër kufirit me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG