Ndërlidhjet

Kirgizi: SHBA thotë se vazhduan fluturimet nga baza Manas


Ushtria e Shteteve të Bashkuara njoftoi se kanë vazhduar normalisht fluturimet në bazën ajrore Manas në Kirgizi, pas pezullimti të përkohshëm për shkak të trazirave të dhunshme politike në këtë vend.

Zëdhënësi ushtarak amerikan, Xhon Redfild, tha se fluturimet kanë vazhduar sot në mesditë.

Baza Manas në Kirgizi, është qendra kryesore për mbështetjen e forcave ndërkombëtare, të udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan, në luftën kundër talibanëve.
XS
SM
MD
LG