Ndërlidhjet

Suedi: I akuzuari për krime lufte në Kosovë mbetet në burg


Një gjykatë suedeze sot ka vendosur që serbi 33 vjeçar, i dyshuar për kryerje të krimeve të luftës në Kosovë në vititn 1999, të mbetet në paraburgim

Dëgjimi i sotëm u bë me dyer të mbyllura në një Gjykatë në Stokholm.

Gjykata tha se akuzat mund të kompletohen deri më 7 maj.

Ky serb është arrestuar më herët këtë javë në pjesën jugore të Suedisë, lidhur me krimet e kryera në maj të vitit 1999 në fshatin Çyshk, në Kosovë, ka thënë prokuroria.

Në muajin mars, autoritetet e Serbisë kanë arrestuar 9 vetë të dyshuar për vrasjen e 41 civilëve shqiptarë në Çyshk afër Pejës.
XS
SM
MD
LG