Ndërlidhjet

Rama, Krasniqi: Sfidat e përbashkëta integrimi dhe ekonomia


Lideri i opozitës në Shqipëri, Edi Rama, dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thanë se sfida të përbashkëta para të dy vendeve janë zhvillimi ekonomik dhe integrimi në Bashkimin Evropian.

Këto komente u bënë pas takimit Rama – Krasniqi në Tiranë.

Lideri i partisë Socialiste të Shqipërisë në opozitë, Edi Rama, ka shprehur kënaqësinë e tij për “një perspektivë të qartë për Shqipërinë dhe Kosovën, si vende që shohin drejt Evropës dhe si një popull i cili do të integrohet mes popujve evropianë”.

Zoti Krasniqi ka shprehur falënderimin për “mbështetjen që institucionet e Shqipërisë” i kanë dhënë Kosovës.
XS
SM
MD
LG