Ndërlidhjet

Llajçak: Të respektohet qëndrimi ynë për Kosovën


Ministri i jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Llajçak, ka thënë sot se vendi i tij nuk e njeh Kosovën, por ajo nuk ka qëndrim armiqësor ndaj saj.

Ai theksoi se Sllovakia e ka “qëndrimin e saj lidhur me Kosovën dhe presim, që ky qëndrim të respektohet, ashtu siç i respektojmë ne qëndrimet e vendeve të tjera për çështje të tjera, ndaj të cilave kemi mendime të ndryshme”.

Ministri Llajçak tha se në Sllovaki besojnë se mund të bëjnë shumë për Kosovën.

“Ne e kemi misionin tonë në Kosovë” tha ai dhe shtoi se “japim viza dhe i njohim pasaportat e Kosovës”.

Ai sot në Graçanicë, së bashku me ministrin e Kosovës për kthim, Sasha Rashiq, e ka hapur një studio televizive, që materialisht është mbështetur nga Zyra e Sllovakisë në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG