Ndërlidhjet

Vukçeviç: Të bindim Britaninë për Ganiçin



Prokurori i Serbisë për krime lufte, Vladimir Vukçeviç, do të ndjekë seancën dëgjimore në Londër ku do të diskutohet dërgimi në Beograd apo Sarajevë i Ejup Ganiçit. Vukçeviç tha se është në kontakt të vazhdueshëm me drejtësinë britanike dhe do të rspektojnë çdo vendim të saj. Ai shtoi se do bëjnë gjithçka është e mundur për të bindur drejtësinë britanike që Ganiçi të gjykohet në Beograd.

Ish anëtari i presidencës tre palëshe boshnjake, Ejup Ganiç, është arrestuar nga autoritetet britanike bazuar në një fletëarresti të lëshuar nga Serbia.
Serbia e akuzon Ganiçin për krime lufte kundër ushtarëve serbë, gjatë luftës në Bosnjë.

Bosnja akuzon Serbinë se synon të vendosë baraspeshë mes krimeve, veçanërisht në kohën kur po zhvillohet në Hagë gjykimi i Radovan Karaxhiqit.
XS
SM
MD
LG