Ndërlidhjet

Spanja do ekstradojë “Mostrën e Gërbavicës”



Qeveria spanjolle ka rënë dakord të dërgojë në Bosnjë, Veselin Vllahoviçin, i akuzuar për krime lufte.

Vllahoviç, i njohur si “Mostra e Gërbavicës”, akuzohet për vrasjen e më shumë se 100 njerëzve gjatë luftës së viteve 1992-’95 në Bosnjë. Vllahoviç ka qenë pjesë e grupit famëkeq paraushtarak serb “Engjëjt e bardhë”, të cilët kontrollonin pjesë të Sarajevës dhe rrethinave në fillim të luftës në Bosnjë.

Autoritetet në Bosnjë dhe në Serbi e Mal të Zi e kërkojnë atë dhe për një morri grabitjesh me dhunë.
XS
SM
MD
LG