Ndërlidhjet

Bota ngushëllon Poloninë



Udhëheqës të vendeve të ndryshme të botës kanë shprehur ngushëllimet pas vdekjes tragjike të presidentit polak dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të këtij vendi.

Kryeministri britanik, Gordon Braun, tha se “ishte i tronditur” nga vdekja e “njërës prej figurave që ka përcaktuar hisotinë moderne të politikës në Poloni”.
Presidenti afgan, Hamid Karzai, tha se “lutjet shkojnë për popullin e Polonisë që është në zi”. 2200 trupa polake veprojnë në Afganistan.

Ministri i Jashtëm i Spanjës, në emër të Bashkimit Evropian, tha se BE-ja i ofron mbështetje Polonisë që “po përballet me një tragjedi të këtij lloji”.

Presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, përkatësisht Bamir Topi e Sali Berisha, i kanë dërguar ngushëllimet e tyre popullit dhe institucioneve polake.
Ngushëllime kanë arritur nga shefi i NATO-s, presidenti francez dhe qeveria gjermane.
XS
SM
MD
LG