Ndërlidhjet

Daci rizgjedhet kryetar i LDD-së



Nexhat Daci është rizgjedhur në postin e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Dardanisë. Besimin për mandatin e dytë 4 – vjecar në kreun e LDD-së, Daci e mori sot gjatë Konventës së dytë të kësaj partie, pa ndonjë kundërkandidat.

Me këtë rast, kryetari i LDD-së Daci tha se përgjegjësia dhe besimi që Konventa e partisë i ka dhënë atij do të rezultojnë me një frymë të rë të punës dhe me rezultate konkrete.

Po ashtu, LDD ka nxjerrë edhe një deklaratë politike me të cilën kritikon politikat aktuale të Qeverisë.

Në deklaratë thuhet se LDD-ja është tejet e shqetësuar për trendet negative të viteve të fundit në Kosovë në të gjitha sferat vitale duke përfshirë gjendjen e sigurisë, zhvillimin ekonomik, sistemin e drejtësisë, gjendjen sociale dhe fusha të tjera.
XS
SM
MD
LG