Ndërlidhjet

logo-print

Në Istog heshtje parazgjedhore



Në komunën e Istogut sot është heshtja parazgjedhore. Pas fushatës dhjetëditore, nesër pritet të mbahen zgjedhjet e parakohshme për kryetarin e kësaj komune.

Autoritetet kanë njoftuar se vendvotimet do të hapen në ora 07:00 të mëngjesit dhe mbyllen në ora 19:00.

Në garën për kryetarin e Istogut janë pesë kandidat nga partitë aktualisht më të mëdha në Kosovë.

Zgjedhjet për Istogun janë të parakohshme. Ato mbahen pas vdekjes së kryetarit të kësaj komune, Fadil Ferati.
XS
SM
MD
LG