Ndërlidhjet

Polakët luten për viktimat e tragjedisë në Smolensk


Dhjetra mijëra polakë e kanë kaluar natën në rrugë duke u lutur për 96 viktimat e tragjedisë së aeroplanit polak që dje u rrëzuar në afërsi të aeroportit Smolensk në të cilin gjendej edhe kryetari i Polonisë Leh Kacinski dhe shumë autoritetet tjera shtetërore dhe ushtarake.
Varrimi i presidentit Kacinski do të bëhet të shtunën, ndërsa në vend është shpallur zi kombëtare shtatë ditëshe. Ditë zie është shpallur edhe në Bashkimin Evropian.
Gjithë Polonia sot në mesditë do të ndalet dhe do të mbajë dy minuta heshtje për të nderuar viktimat e aksidentit tragjik në të cilin Polonia humbi presidentin dhe kreun administratës shtetërore dhe ushtarake.
Aeroplani polak është rrëzuar dje afër qytetit rus Smolensk, ndërsa presidenti Kacinski dhe delegacioni shtetëror po udhëtonin në komemoracionin e mijëra oficerëve polakë që në vitin 1940 ishin pushkatuar nga ana e rusëve në malin Katin.
XS
SM
MD
LG