Ndërlidhjet

SHBA-të ndalin fluturimet nga baza Manas


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërprerë gjithë transportimin e ushtarëve për në Afganistan, përmes bazës amerikane Manas në Kirgizi, për shkak të shqetësimit për siguri pas shpërthimit të trazirave në këtë vend.
Fati i bazës Manas, me rëndësi të madhe për SHBA-të në zhvillimin e operacioneve në Afganistan, është vënë në pyetje pas përmbysjes së presidentit Kurmanbek Bakijev.
Zyrtarë të Pentagoniut kanë deklaruar se baza Manas është vendimtare për luftën kundër talebanëve. Përmes kësaj baze gjatë muajit të fundit kanë kaluar 50 mijë ushtarë.
XS
SM
MD
LG