Ndërlidhjet

Bishkek: Gjykim për ish presidentin Bakijev?


Qeveria kalimtare e Kirgizisë mund të përdorë dhunën kundër presidentit të përmbysur Kurmanbek Bakijev, nëse ai tenton të destabilizoi situatën në vend, ka deklaruar zëvendëskryeministri i qeverisë së përkohshme Omurbek Tekebajev.
Kryeministrja e qeverisë së përkohshme Roza Otunbajeva më herët kishte deklaruar se është e ballafaquar me presion të madh të opinionit që ish presidenti i këtij vendi të nxirret para drejtësisë.
Otunbajeva i ka ofruar Bakijevit garanca për sigurinë e tij, nëse ai vullnetarisht jep dorëheqjen.
Supozohet se Bakijev gjendet në rajonin e Xhalalabadit në jug të vendit.
XS
SM
MD
LG