Ndërlidhjet

Istog: Deri në 11:30 votuan 11.75 %, incident në Banjë


Deri në orën 11:30 në Istog në zgjedhjet për kryetar të komunës kanë votuar 11.75 për qind e votuesve, ndërsa procesi ka vijuar pa probleme, me përjashtim të një incidenti në Banjë, ka bërë të ditur kryesuesi i përkohshëm i Komisionit Qendror Zgjedhor, Florian Dushi.
Lidhur me incidentin në Banjë, policia ka konfirmuar se janë arrestuar 8 veta.
Në qendrën e votimit në shkollën fillore “Trepça” në Banjë, ka shkuar numër i madh i forcave policore, ndërsa në mbështetje ishte edhe Njësiti Special i Kosovës.
XS
SM
MD
LG