Ndërlidhjet

Aeroplani polak nuk kishte defekt teknik


Shkak i rënies së aeroplanit polak në afërsi të Smolenskit në perëndim të Rusisë nuk është ndonjë problem teknik, kanë bërë të ditur ekspertët e Rusisë.
Shefi i Kimosionit hetimor të Rusisë Aleksandër Bastrikin i ka thënë kryeministrit Putin se sipas hetimeve preliminare shkak i rënies së aeroplanit nuk është prishja ose ndonjë defekt teknik.
Ekspertët e Rusisë dhe të Polonisë bashkërisht janë duke analizuar shkaqet e rënies së aeroplanit.
XS
SM
MD
LG