Ndërlidhjet

KQZ: Në Istog më së shumti vota – Haki Rugova i LDK-së


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbrëmë vonë i ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Istogut.

Fitues i këtyre zgjedhjeve është kandidati i Lidhjes Drmokratike të Kosovës, Haki Rugova.

Por në bazë të rezultateve preliminare, ai ende nuk e ka arritur përqindjen e duhur për t’i ikur rundit të dytë të zgjedhjeve.

KQZ-ja tha se Haki Rugova (LDK) ka fituar 49,7%, Shasivar Haxhiaj (PDK) ka 21,6%, ndërsa kandidati i AAK-së, Muhamet Shatri, ka 21,5%.
XS
SM
MD
LG