Ndërlidhjet

Poloni, BE: Pikëllim për viktimat e aeroplanit


Në Poloni vazhdon pikëllimi dhe nderimi për viktimat e rrëzimit të aeroplanit në Smolensk të Rusisë, me ç’rast u vranë 96 vetë, përfshirë edhe presidentin Leh Kaçinski dhe liderë të tjerë politikë, ushtarakë e fetarë.

Në këtë vend po mbahen shtatë ditë zie, ndërsa sot në Bashkimin Evropian dhe në Rusi, mbahet ditë zie.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se liderët polakë, që humbën jetën nga rrëzimi i aeroplanit, kanë lënë “një trashëgimi, që do të jetoj përherë”.

Njëherësh, në Moskë, hetuesit rusë e kanë filluar analizën e provave nga kutitë e aeroplanit.

Aleksander Bastrykin, nga njësia hetuese e prokurorit të përgjithshëm, tha se incizimet konfirmojnë se aeroplani i vjetër i tipit Tupolev, nuk kishte probleme teknike.

Aleksander Alyoshin, nga Shtabi i përgjithshëm i forcave ajrore të Rusisë, tha se piloti i kishte injoruar urdhërat nga kontrolli i trafikut ajtor, që të mos ateroj.
XS
SM
MD
LG