Ndërlidhjet

Kazakistan: Lejohet fluturimi i aeroplanëve amerikanë


Kazakistani do të lejoj aeroplanët e ushtrisë amerikane, që të fluturojnë mbi territorin e këtij vendi për t’i furnizuar trupat në Afganistan.

Marrëveshja u arrit në bisedimet e mbrëmshme, ndërmjet presidentit amerikan, Barak Obama, dhe presidentit të Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, i cili gjendet në Uashington, për të marrë pjesë në Konferencën për armatimin atomik.
XS
SM
MD
LG