Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: U vra një gjykatës i lartë në Moskë


Një gjyqtar i lartë nga një gjykatë në Moskë është vrarë sot në banesën e tij.

Mediat ruse, duke cituar zyrtarë policorë, raportojnë se gjyqtari Eduard Çuvashov, ishte qëlluar për vdekje nga sulmuesit e panjohur, që ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Ai ishte lavdëruar për disa raste, në të cilat kishin qenë të involvuara organizata nacionaliste.

Në muajin shkurt, ai i dënoi me 23 vjet burgim, anëtarët e grupit djathtist “Ujqit e Bardhë”, për vrasje të motivuara nga urrejtja etnike.
XS
SM
MD
LG