Ndërlidhjet

Karzai dënon sulmin e NATO-s



Presidenti afgan, Hamid Karzai, përmes një deklarate ka dënuar fuqishëm trupat e NATO-s që kanë hapur zjarr ndaj një autobusi. Si pasojë e sulmit të sotëm katër civilë humbën jetën dhe janë plagosur shumë të tjerë në qytetin e Kandaharit.

Forcat ndërkombëtare raportojnë se po hetojnë rastin. Si pasojë e incidentit në Kandahar u zhvilluan protesta anti-amerikane.

Në të tjera zhvillime, po në Kandahar, dy atentatorë vetvrasës sulmuan një nga institucionet lokale të sigurisë. Forcat afgane bllokuan sulmuesit.
NATO-ja planifikon të ndërmarrë një ofensivë të madhe kundër talibanëve në Kandahar.
XS
SM
MD
LG