Ndërlidhjet

Josipoviç nderon viktimat boshnjake



Presidenti kroat, Ivo Josipoviç, do të jetë udhëheqësi i parë kroat që do të nderojë viktimat boshnjake të luftës mes boshnjakëve e kroatëve në vitet e ’90-ta.

Josipoviç fillon nesër një vizitë dy ditore në Bosnjë. Josipoviç do të vizitojë fshatin Ahmiçi, ku kroatët e Bosnjës vranë mbi 100 civilë boshnjakë në prill të vitit 1993.

Ai do të vizitojë dhe varrezat e civilëve kroatë të vrarë nga forcat boshnjake.
XS
SM
MD
LG