Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, Rusia nënshkruajnë marrëveshjen për plutonium


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia sot e nënshkruajnë marrëveshjen për reduktimin e arsenalit të armatimit me shkallë të plutoniumit.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, do ta nënshkruajnë protokolin në ditën e dytë të samitit atomik, që po mbahet në Uashington.

Në ditën e parë të këtij tubimi, Ukraina shpalli se do të lirohet nga arsenali i uraniumit të pasuruar në shkallë të lartë, deri në vitin 2012.

Në këtë kuadër, Kanadaja deklaroi se do ta kthej karburantin atomik të shfrytëzuar në Shtetet e Bashkuara, që është furnizues i saj.
XS
SM
MD
LG