Ndërlidhjet

Uashington: Obama dhe Jintao biseduan për Iranin


Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe presidenti kinez, Hu Jintao, kanë diskutuar për programin atomik të Iranit. Ky takim është zhvilluar në kuadër të samitit për sigurinë atomike në Uashington.

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Xhef Beder, tha se Pekini ka shprehur vullnet për të punuar me Uashingtonin.

Por, ende nuk është arritur ndonjë kthesë e madhe.

Zëdhënësi kinez, Ma Zhaoksu, nuk i ka përmendur sanksionet në njoftimin e tij lidhur me takimin Obama - Hu Jintao.

Ai tha se Kina shpreson se palët do t’i shtojnë përpjekjet diplomatike për gjetjen e mënyrave për zgjidhjen e çështjes atomike të Iranit nëpërmjet të negociatave.
XS
SM
MD
LG