Ndërlidhjet

Shqipëri: Danimarka ofron ndihmë për shkatërrim të municionit


Danimarka i ka ofruar Shqipërisë pajisje industriale për ta ndihmuar Tiranën për shkatërrimin e afro 90 mijë tonelatave të municionit të vjetruar, që daton nga periudha komuniste, ka njoftuar Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Sipas njoftimit, pajisja do të vendosej në fabrikën ushtarake në Mejks afër Tiranës.

Shqipëria do të duhej ta shkatërronte këtë municion deri në vititn 2013, “dy vite para planit”, ka theksuar OSBE-ja.

Tashmë, pajsije industriale e ngjashme, është instaluar në fabrikën ushtarake në qytetin jugor, Poliçan, ku shkatërrimi i armatimit të vjetëruar po bëhet disa muaj, si pjesë e një projekti, që mbështetet nga Danimarka, Suedia, Finlanda dhe Greqia.

Aktualisht, Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar Shqipërisë 9,9 milionë dollarë, për të ndihmaur për shkatërrimin e municionit nga periudha komuniste.


Incidente vdekjeprurëse të ndërlidhura me armatimin e akumuluar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, kanë ndodhur në Shqipëri.

Në vitin 2008, nga shpërthimi në depon ushtarake në Gërdec afër Tiranës, janë vrarë 26 vetë dhe janë plagosur më tepër se 300 të tjerë.
XS
SM
MD
LG