Ndërlidhjet

Kirgizi: Qeveria e re kërkon dorëzimin e Bakijevit


Qeveria e përkohshme e Kirgizisë sot ka kërkuar që presidenti i përmbysur, Kurmanbek Bakijev, të dorëzohet deri në fund të ditës së sotme dhe është kërcënuar se nëse kjo nuk ndodhë, do ta sulmoij bazën e tij në jug të këtij vendi.

Zoti Bakijev ishte larguar në rajonin Xhalalabab, nga kryeqyteti Bishkek, pasi trupat patën shtënë kundër protestuesve më 7 prill. Nga dhuna u vranë më se 80 vetë.

Azimbek Beknazarov, nga qeveria e përkohshme, tha se është dhënë një dekret me të cilin zotit Bakijev i është marrë imuniteti.

Presidenti i përmbysur, Kurmanbek Bakijev, këmbëngulë se ende është president i Kirgizisë dhe thotë se nuk do të frikësohet nga kërcënimet se ballafaqohet me arrestim eventual.

Mbështetësit e Bakijevit sot u tubuan për të dytën ditë me radhë në qytetin Xhalalabad.

Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë thotë se gjatë fjalimit të Bakijevit në qendër të qytetit ishin tubuar afro 4 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG