Ndërlidhjet

SHBA: Vlerësohet lartë veprimi i Ukrainës


Shtetet e Bashkuiara dhe Rusia sot e nënshkruajnë marrëveshjen për reduktimin e arsenalit të armatimit me shkallë të plutoniumit.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, dhe ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, do ta nënshkruajnë protokolin në ditën e dytë të samitit atomik, që po mbahet në Uashington.

Në ditën e parë të këtij tubimi, Ukraina shpalli se do të lirohet nga arsenali i uraniumit të pasuruar në shkallë të lartë deri në vitin 2012.

“Ukraina ka vendosur që t’i bashkohet nismës botërore të moszgjerimit dhe do t’i harmonizoj reaktorët e saj bërthamor nga përdorimi i uraniumit të pasuruar në shkallë të lartë në uranium të pasuruar në shkallë të ulët. Në një kohë shumë të shkurtër, i gjithë uraniumi i pasuruar në shkallë të lartë do të transportohet jashtë Ukrainës”, tha presidenti i këtij vendi, Viktor Janukoviq, i cili po merr pjesë në samitin për çështje bërthamore në Uashington.

Presidenti Obama, nëpërmjet të një kumtese e lavdëroi Ukrainën duke vlerësuar veprimin e saj si “si hap historik”

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs, tha:

“Kjo është diçka që Shtetet e Bashkuara janë përpjekur ta bëjnë për më tepër se 10 vite. Materiali mjafton për zhvillimin e disa armatimeve bërthamore”, tha Robert Gibbs.
XS
SM
MD
LG