Ndërlidhjet

MPJ: Suazilandi njohu Kosovën



Ministria e Jashtme në Prishtinë njoftoi se ambasada e Kosovës në Londër ka marrë sot një note verbale nga ambasada e Suazilandit në Kuvajt ku thuhet se Suazilandi e ka njohur Kosovën.

Në notë thuhet se Ministria e Punëve të Jashtme e Suazilandit i njofton misioneve veta diplomatike, se “Mbretëria e Suazilandit ka bërë njohjen formale të Republikës së Kosovës”.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes kanaleve diplomatike është në kontakt me autoritetet e Swazilandit për formalizimin e plotë të njohjes.
XS
SM
MD
LG