Ndërlidhjet

logo-print

Jeremiç: Luftojmë për çdo votë në OKB



“Në përpjekjet tona diplomatike dhe ligjore po futemi në një fazë kyçe në luftën për bisedime të reja për Kosovën”, tha Vuk Jeremiç.

Ministri i Jashtëm i Serbisë i bëri komentet pas takimeve me zyrtarët më të lartë të Xhamajkës. Jeremiç theksoi se do të luftohet për çdo votë dhe për çdo shtet në Kombet e Bashkuara.

Xhamajka së shpejti merr drejtimin e një konference rajonale, që përfshin 15 vende të Karaibeve, nga të cilat vetëm një e ka njohur Kosovën. Jeremiç shpreson në mbështetejen e Xhamajkës që të pengojë dhe vendet e tjera të Karaibeve që të njohin Kosovën.
XS
SM
MD
LG