Ndërlidhjet

logo-print

Ganiç: Britania po bën policin për rregjimin e Milosheviçit



U mbajt sot në Londër seanca dëgjimore ndaj ish nënpresidentit boshnjak, Ejup Ganiç, lidhur me kërkesën e Serbisë që Ganiç të gjykohet në Beograd për krime lufte.

Avokati i Ganiçit theksoi se seanca e 20 prillit do të vendosë kornizën kohore rreth kërkesës për ekstradim.

Ganiç ka akuzuar qeverinë britanike se po bën punën e regjimit të Millosheviçit.

“Nuk jam i kënaqur me vendimin e qeverisë britanike, veçanërisht me Ministrinë e Brendshme, që lejoi fillimin e procesit. Duket se qeveria britanike vullnetarisht po bën punën e policit për rregjimin e Millosheviçit, rregjim që në mënyra të ndryshme vazhdon të mbetet aktiv”, tha Ganiç.
XS
SM
MD
LG