Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Është rritur rreziku nga sulmet bërthamore



Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga terroristët është rritur, tha presidenti amerikan Barak Obama.

Obama tha se “rrjetet terroriste si Al Kaida janë përpjekur të shtijnë në dorë materiale për armë bërthamore”. Ai i bëri thirrje të gjitha vendeve që të hartojnë plane konkrete 4-vjeçare, të cilat do të siguronin materialet bërthamore.

“Ky është një takim i pazakontë, që adreson një kërcënim po ashtu të pazakontë. Dy dekada pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, përbalemi me një ironi të historisë. Rreziku i përballjes bërthamore mes shteteve ka rënë, por rreziku i sulmeve bërthamore është rritur”, tha Obama në fjalën e tij në konferencën ndërkombëtare të sigurisë bërthamore.
XS
SM
MD
LG