Ndërlidhjet

Krerët botërorë të ndarë rreth sanksioneve për Iranin



Udhëheqësit botërorë kanë diskutuar mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Iranit. Presidenti amerikan, Obama tha se Shtetet e Bashkuara po këmbëngulin për sanksione të reja, të ashpra e të afatizuara, që do të kenë pasoja.

“Sanksionet nuk janë shkop magjik. Ajo që shpresojmë të arrijmë me sanksionet është që vende si Irani ta kuptojnë se në llogaritë e tyre kanë më shumë për të humbur se sa për të fituar nëse vazhdojnë me programet për zhvillimin e armëve bërthamore”, tha Obama.

Presidenti rus, Medvedev, tha se sanksionet duhet të lidhen me mos shumimin e armëve të shkatërrimit në masë, por nuk duhet të prekin njerëzit e thjeshtë.
Kryeministri i Indisë i shprehu kundërshtimin e tij presidentit Obama duke theksuar se sanksionet shtesë do të godasin vetëm të varfërit.

Zyrtarët kinezë nga ana tjetër kanë shprehur mbështetjen për rrugën diplomatike, por kanë shtuar se janë të hapur ndaj “ideve të reja”.
XS
SM
MD
LG