Ndërlidhjet

Tërmet i fuqishëm godet Kinën


Provinca Qinghai, 14 prill 2010.
Provinca Qinghai, 14 prill 2010.

Nga një tërmet i fuqishëm, i cili goditi të mërkurën pjesën veriperëndimore të Kinës, humbën jetën të paktën 400 persona, si dhe u plagosen 8,000 të tjerë, njoftuan mediat shtetërore kineze.

Tërmeti që ndodhi në orën 7:49 të mëngjesit në provincën Qinghai, kishte fuqinë prej 6.9 ballësh sipas shkallës Rihter.

Sipas Qendrës së Tërmeteve në Kinë, tërmeti goditi qarkun Yushu, një zonë kjo e largët malore dhe pak e populluar kryesisht nga tibetianë.

Radioja Kombëtare e Kinës njoftoi se 80 për qind e shtëpive në zonën e goditur janë shkatërruar.

Përpjekjet për shpëtim po pengohen nga mungesa e lidhjeve telefonike, të cilat janë dëmtuar rëndë si pasojë e tërmetit.


XS
SM
MD
LG