Ndërlidhjet

Blejk: SHBA-të do ndihmojnë Kirgizinë



Asistent sekretari amerikan i Shtetit, Robert Blejk, tha se SHBA-të janë të përgatitura të ndihmojnë qeverinë teknike në Kirgizi.

“Jam optimist për hapat që është duke marrë qeveria dhe jemi të gatshëm ta ndihmojmë dhe mbështesim procesin”, tha Blejk, pas bisedimeve me kryeministren, Roza Otunbajeva.

Qeveria e vetshpallur e opozitës, u krijua pas largimit nga kryeqyteti Bishkek i presidentit Bakiev. Largimi i presidentit erdhi pas protestave të opozitës ku u vranë rreth 100 persona.

Kirgizia është vend i Azisë Qëndrore i dalë nga ish Bashkimi Sovjetik. Ky është një vend kyç për operacionet amerikane dhe të NATO-s në Afganistan.
XS
SM
MD
LG