Ndërlidhjet

logo-print

Moskë: Bastisen zyrat e revistës opozitare



Botuesja e një reviste të opozitës në Rusi tha se policia sot i ka bastisur zyrat e tij si pjesë e hetimeve për raportimin mbi abuzimet e policisë.

Botuesja e revistës “Koha e Re”, Jefgenia Albats i tha agjencisë Interfax se kërkimi ishte “shkelje në çdo mënyrë të mundshme”.

Radioja “Eho Moskvy” raportoi se gjykata e Moakës kishte urdhëruar sekuestrimin e dokumentave, por zëdhënësja e policisë tha se nuk ka informata të tilla.

Revista “Koha e Re” filloi të hetohet pasi në muajin shkurt botoi dy artikuj mbi abuzimin e pushtetit në policinë speciale OMON, duke u bazuar në dëshmitë e ish oficerëve dhe oficerëve aktualë.
.
XS
SM
MD
LG