Ndërlidhjet

Irani ka gati 5 kg uranium të pasuruar



Kreu i programit bërthamor të Iranit, Ali Akbar Salehi tha se Teherani deri tash ka prodhuar 5 kg uranium të pasuruar.

Më 9 shkurt, Irani filloi ta pasurojë uraniumin në shkallën 20 përqind.

Presidenti Mahmud Ahmadinexhad urdhëroi të fillojnë aktivitetet e pasurimit pasi skadoi afati i propozimit të Kombeve të Bashkuara që fuqitë botërore ta furnizojnë me karburant reaktorin në Teheran.

Salehi i tha agjencisë ISNA se për çdo muaj prodhohen nga “1.5 kg karburant të pasuruar në shkallën 20 %” për reaktorin kërkimor në Teheran.

Fuqitë botërore duan që Irani ta ndalë pasurimin, dhe dyshojnë se kjo është mbulesë për programin e armëve. Teherani i mohon akuzat.
XS
SM
MD
LG