Ndërlidhjet

logo-print

Hagë: Karaxhiq akuzon dëshmitarin



Radovan Karaxhiq e ka akuzuar sot dëshmitarin e prokurorisë në gjykimin e tij në Tribunalin e Hagës, duke thënë se ai i ka trilluar pohimet për vrasje masive.

Ish lideri i serbëve të Bosnjes, i cili po vetëmbrohet, kaloi më shumë se tre orë duke u përpjekur të diskreditojë ish minatorin Ahmet Zuliç, i cili dëshmoi për rreth 90 minuta.

Zuliç i tha gjykatës se ai ka qenë dëshmitar i masakrës së 20 boshnjakëve në qershor, 1992, të cilët ishin detyruar t'i hapnin varret e tyre dhe pastaj u qëlluan në kokë apo iu pre fyti nga një kasap serb.

Karaxhiq përballet me akuza për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij gjatë luftës në Bosnje në vitet 1992-1995.
XS
SM
MD
LG