Ndërlidhjet

logo-print

Londër: Debat i parë televiziv para zgjedhjeve


Britania do ta mbajë debatin e parë televiziv në historinë e zgjedhjeve.

Në prag të zgjedhjeve të 6 majit, sonte do të përballen liderët e tre partive më të mëdha, Gordon Braun nga Partia Laburiste, Dejvid Kamerun, udhëheqës i konservatorëve dhe Nik Kleg i Liberal Demokratëve.

Debatet televizive janë pjesë e të gjitha fushatave presidenciale në SHBA nga viti 1960, por politikanët britanikë deri sot kanë ngurruar të marrin pjesë në spektakle të këtilla.
XS
SM
MD
LG