Ndërlidhjet

logo-print

Poloni: Data e zgjedhjeve shpallet më 21 prill



Ushtruesi i detyrës së presidentit polak, Bronisllav Komorovski, tha se data e zgjedhjeve presidenciale do të shpallet në 21 prill, pasi të jetë bërë varrimi i presidentit të ndjerë, Leh Kazçinski.

Kazçinski, gruaja e tij dhe 94 të tjerë e humbën jetën në aksidentin tragjik të shtunën.

Sot mijëra polakë kanë pritur për orë të tëra në shi, për t’i bërë nderimet e fundit presidentit të ndjerë Kazçinski dhe bashkëshortes së tij Maria.

Autoritetet ruse thanë se deri tash janë identifikuar 64 viktima.

Liderë botërorë, përfshirë presidentin amerikan Barak Obama, presidentin rus, Dimitri Medvedev dhe presidentin francez, Nikola Sarkozi, pritet të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Kazçinskit në 18 prill.
XS
SM
MD
LG