Ndërlidhjet

Prishtinë: 186 zyrtarë të lartë nuk e kanë deklaruar pasurinë



Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit tha se 186 zyrtarë të lartë publikë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë, megjithëse afati ligjor ka përfunduar më 31 mars 2010.

“Numri i zyrtarëve të lartë, të cilët e kanë obligim të deklarojnë pasurinë janë 1560. Nga numri i përgjithshëm, 1374 e kanë deklaruar ndërsa 186 zyrtarë të lartë publikë nuk e kanë deklaruar ende pasurinë”, njoftoi agjencia.

Në mesin e zyrtarëve që e kanë deklaruar pasurinë janë presidenti, kryetari i Kuvendit, kryeministri, dy zv/kryeministra dhe 16 nga 17 ministrat e qeverisë.

Nga institucionet, numri më i madh i zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë është në Qeveri.
XS
SM
MD
LG