Ndërlidhjet

Ministri gjerman në Afganistan


Ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Karl-Theodor zu Gutemberg, mbërriti sot për vizitë në Afganistan, pothuaj dy javë pasi kryengritësit vranë tre ushtarë të vendit të tij.

Gutenberg e vizitoi shtabin e kontingjentit gjerman prej 4.500 trupash në Mazar-i-Sharif në Afganistanin verior, para se të nisej për qytetin Kunduz.

Vdekjet e tre ushtarëve në 3 prill e çuan në 39 numrin e ushtarëve të vrarë gjermanë në Afganistan prej vitit 2002.

Në të njëjtën ditë, trupat gjermane gabimisht vranë gjashtë ushtarë afganë, të cilët ndodheshin në një makinë civile.
XS
SM
MD
LG