Ndërlidhjet

Hoteli ofron ushqim falas për ata që prodhojnë energji



Një hotel në Danimarkë e ka shpikur skemën e gjeneratorit elektrik me pedalen e këmbës.

Hoteli Crown Plaza Copenhagen ka instaluar dy biçikleta që janë të lidhura me gjeneratorë.

Prej qershorit, mysafirët do të ftohen t'i lëvizin pedalet, dhe nëse prodhojnë elektricitet të mjaftueshëm, do t'u jepet ushqim gratis.

Hoteli njoftoi se "secili që do të prodhojë nga 10 vat orë apo më shumë energji, do të fitojë ushqim shtesë.

Zëdhënësja e hotelit tha se vlera e ushqimit është rreth 44 dollarë.

Ajo tha se ushqimi gratis do t'u jepet vetëm mysafirëve, e jo kalimtarëve të rastit.
XS
SM
MD
LG