Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Rritet bilanci i të vdekurve



Vazhdon të rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Kinën veriperëndimore.

Agjencia zyrtare Xinhua tash raporton se 617 njerëz kanë vdekur në tërmetin që të mërkurën goditi një rajon të largët të Tibetit.

Zyrtarët presin që bilanci i viktimave të rritet, pasi shumë njerëz druhet se kanë mbetur nën rrënoja.

Tërmeti kishte fuqinë 6.9 ballë sipas shkallës Rihter.
XS
SM
MD
LG