Ndërlidhjet

Medvedev në mision tregtar në Argjentinë



Dimitri Medvedev bëri thirrje që Rusia e Argjentina t’i rritin lidhjet tregtare dhe të bashkëpunojnë më shumë në fushën e energjisë bërthamore.

Presidenti i Rusisë u takua me presidenten e Argjentinës Kristina Fernandez dhe udhëheqësit tjerë, për të nënshkruar dhjetra marrëveshje prej fushës së teknologjisë kozmike e deri te energjia bërthamore dhe eksploatimi i naftës në det.

Kjo është e para vizitë e një presidenti rus në Argjentinë gjatë 125 viteve të marrëdhënieve dypalëshe.
XS
SM
MD
LG