Ndërlidhjet

Kirgizi: Të shtëna në qytetin Osh



Të shtëna armësh janë raportuar sot në qytetin Osh në jug të Kirgizisë ku protestonin mbështetësit dhe kundërshtarët e presidentit të përmbysur Kurmanbek Bakiev.

Nuk është e qartë se kush qëlloi dhe nuk ka informata për të plagosur.

Korrespondentët thanë se të shtënat u raportuan pasi Bakiev filloi t’u drejtohet ithtarëve të vet.

Qeveria e vetëshpallur tha se Bakiev duhet të japë dorëheqje dhe të gjykohet për ngjarjet e dhunshme, por ky i fundit tha se mund të largohet vetëm nëse i garantohet siguria e tij dhe e familjes së vet.
XS
SM
MD
LG