Ndërlidhjet

logo-print

Pluhuri vullkanik pengon trafikun ajror në Evropë



Autoritetet e aviacionit thanë se trafiku ajror në pjesën më të madhe të Evropës veriore është ndërprerë sot nga shpërthimi vullkanik në Islandë.

Zyrtarët thanë se retë e pluhurit nga vullkani e kanë penguar trafikun ajror në Britani, Suedi, Norvegji dhe Finlandë.

Fluturimet janë ndërprerë në qytetet angleze Mançester dhe Birmingem, si dhe në Belfast të Irlandës Veriore dhe aeroportet skoceze në Aberdin, Glasgou dhe Edinburg.

Më shumë se 250 fluturime nga aeroportet Hithrou dhe Gejtuik të Londrës janë anuluar. Shumica e tyre ishin fluturime transatlantike.

Erupcioni vullkanik filloi të mërkurën nën një akullnajë në zonën Eijafjallajoekull të Islandës.
XS
SM
MD
LG