Ndërlidhjet

Të shtënat prishin tubimin e ish presidentit të Kirgizisë



Truprojet e presidentit të përmbysur të Kirgizisë, Kurmanbek Bakiev kanë shtënë në ajër për t’i ndihmuar atij që të shmangë turrmën e kundërshtarëve, të cilët e prishën një tubim të tij.

Nuk ka raporte për të plagosur.

Pas të shtënave, Bakiev u largua nga tubimi në qytetin jugor Osh, i dyti për nga madhësia në vend.

Bakiev iku në jug të vendit pasi protestat kundër tij shpërthyen në dhunë, duke lënë më shumë se 80 të vdekur.

Qeveria e vetëshpallur tha se Bakiev duhet të japë dorëheqje dhe të gjykohet për ngjarjet e dhunshme, por ai thotë se do të largohet vetëm nëse i garantohet siguria atij dhe familjes.

Njoftohet se kryeministri rus Vladimir Putin ka biseduar mbrëmë me telefon me Bakievin, por nuk u dhanë detaje.
XS
SM
MD
LG