Ndërlidhjet

Rrëshqitja e dheut bllokon aksin Rrëshen-Kosovë



Reshjet e shiut të rëna pa pushim dy ditët e fundit në Mirëditë kanë shkaktuar rrëshqitjen e dherave në aksin që lidh Rrëshenin me Kosovën.

Mediat lokale raportuan se si pasojë, asnjë automjet nuk mund të kalojë në asnjërën prej kahjeve të këtij aksi.

Ndërkohë në zonën e Mirëditës raportohet se janë përmbytur rreth 25 hektarë tokë.

XS
SM
MD
LG