Ndërlidhjet

Rusia pezullon adoptimin e fëmijëve nga familjet amerikane



Ministria e Jashtme e Rusisë tha se janë pezulluar të gjitha adoptimet e fëmijëve rusë nga amerikanët.

Zëdhënësi Andrei Nesterenko tha se pezullimi do tëp jetë në fuqi derisa dy vendet të arrijnë marrëveshje për procedurat e adoptimit.

Njoftimi u bë pasi një grua amerikane e ktheu vetë në Moskë me aeroplan djalin e saj 7-vjeçar, që e kishte adoptuar.

Gruaja tha se djali kishte probleme të rënda psikologjike dhe se ishte gënjyer në jetimoren e tij në Rusi.

Rasti ka shkaktuar zemërim të madh në Rusi.
XS
SM
MD
LG