Ndërlidhjet

logo-print

Rusia mbyll reaktorin bërthamor me plutonium



Zyrtarët rusë thanë se Rusia e ka mbyllur reaktorin e fundit bërthamor me plutonium, në bazë të marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara për uljen e rrezikut nga teknologjia bërthamore e epokës sovjetike.

Zëdhënësja e uzinës në qytetin siberian Zheleznogorsk, tha se reaktori është mbyllur mëngjesin e sotëm.

Në mars, 2003, Rusia dhe SHBA arritën marrëveshje që t'i mbyllkin reaktorët e mbetur me plutonium në Rusi.

Njoftimin për mbylljen e sotme të reaktorit e bëri presidenti Dimitri Medvedev në samitin në Uashington.
XS
SM
MD
LG