Ndërlidhjet

Raportet Prishtinë-Beograd ndikojnë në Luginën e Preshevës



Përmirësimi i raporteve mes Prishtinës e Beogradit është i nevojshëm për të parë ndryshime pozitive në Luginën e Preshevës, deklaroi Riza Halimi, kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe anëtar i Parlamentit të Serbisë. Gjatë një konference kushtuar Luginës së Preshevës, Halimi theksoi se “getoizimi i rajonit ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik”.

Ai shtoi se “ka në vazhdimësi incidente, pavarësisht pranisë së madhe policore në rajon. Kjo ndikon dhe në mungesën e investimeve”, theksoi Halimi.

Politikani tjetër shqiptar nga Lugina e Preshevës, njëherësh kryetar i komunës së Bujanocit, theksoi se duhet gjetur zgjidhje për shkolimin e lartë në gjuhën shqipe. Shaip Kamberi nënvizoi se derisa të zgjidhet problemi i njohjes së diplomave të marra në Kosovë, çështja e arsimimit mbetet shqetësuese.

Milan Markoviç, ministër i qeverisjes lokale pranoi ekzistencën e tensioneve në rajon.

“Në jug të Serbisë, ku popullsia është etnikisht e përzier problemet ekzistojnë Problemi më i madh është se njerëzit jetojnë me të shkuarën”, tha Markoviç. Ambasadori britanik në Beograd kërkoi rritjen e investimeve në rajon, duke pasur parasysh të shkuarën e afërt.
XS
SM
MD
LG